E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

25 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë të shtunën

- Advertisment -spot_img

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se të dielën nga 1.801 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.326. Në total numri i rasteve aktive është 447.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.716 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.566.251 doza të vaksinës.

Deri më sot 724.969 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Observeri/

Artikuj të ngjashëm