Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë të Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 4.553, ndërsa janë regjistruar 464 raste të reja me koronavirus. Po ashtu janë shënuar 23 raste të vdekjeve nga infektimi me virusin COVID-19.
Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 435 pacientë të shëruar nga koronavirusi. Derisa numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar është 163.852.
Numri i vdekjeve nga Covid-19 prejfillimit të pandemisë deri më sot ka shkuar në 6.259.
Numri total i rasteve aktive është 13.412.
Rastet e vdekjeve sipas komunave gjatë ditës së sotme:
11 persona të vdekur nga Shkupi (47, 55, 61, 78, 78, 79, 79, 81, 81, 81 dhe 83)
Nga 3 të vdekur nga Ohri (40, 68 dhe 75) dhe Struga (45, 67 dhe 77) )
2 persona të vdekur nga Velesi (60 dhe 73)
Nga një të vdekur nga Tetova (62), Kumanova (54), Kërçova (72) dhe Makedonski Brod (73).