E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

14 raste pozitive me COVID-19 sot në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot nga 1.696 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.483. Ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në total numri i rasteve aktive është 444.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.413 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.587.467 doza të vaksinës.

Deri më sot 744.671 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Artikuj të ngjashëm