E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

12 të vdekur dhe 410 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga 8.789 testime, 410 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, të mërkurën.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 12 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.732 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140.682.

Në total numri i rasteve aktive është 14.501.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.671 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.089.615 doza të vaksinës, derisa 385.297 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Artikuj të ngjashëm