E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

​Qeveria ndan 598,500 euro për ata që u angazhuan në Qendrat e Vaksinimit

- Advertisment -spot_img

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për subvencionim në formë mbështetjeje ndaj të gjithë të angazhuarve në Qendrat e Vaksinimit kundër COVID-19 nga data 11.09.2021 deri më 10.10.2021 me një shumë të caktuar, pavarësisht nga statusi i stafit shëndetësor i angazhuar në proces të vaksinimit.

Sipas Qeverisë, për zbatimin e këtij vendimi janë ndarë 598,500.00 euro.

Lexo edhe: FSK po përgatitet të hyjë në veri?/ Ky është njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes

Kabineti qeveritar ka aprovuar edhe kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për rialokimin e mjeteve financiare në shumë prej 2,025,888.00 euro në këtë ministri, në nën programin Administrata Qendrore nga kategoria e shpenzimeve kapitale konkretisht nga projekti: “Programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunim ndër-komunal”, në 24 projekte kapitale në përputhje me 24 marrëveshjet e mirëkuptimit për projekte kapitale të nënshkruara nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Kryetarët e Komunave.

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, të cilat mund t’i gjeni të plota në dokumentin e bashkëngjitur.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm