E shtunë, 20 Gusht, 2022
spot_img

​Policia e Kosovës po vazhdon me zbatimin e reciprocitetit në targa në të gjitha pikat kufitare

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës është duke vazhduar ndërmarrjen e veprimeve policore në nivel vendi, me qëllim të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë konkretisht targave të automjeteve.

Vendimi i institucioneve të RKS-së, po zbatohet duke iu mundësuar qytetarëve pajisjen me targa dhe mundësimin e qarkullimit të tyre pa vështirësi

thuhet në njoftimin e PK-së

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendëshme të Kosovës deri më tash kur prej kur ka hyrë në fuqi masa e reciprocitetit të targave të automjeteve me Serbinë, janë lëshuar mbi 10 mijë targa të përkohshme të Kosovës, bazuar në të dhënat e Agjencisë për Regjistrim Civil.

Çështja e targave është e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Artikuj të ngjashëm