Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci përmes një postimi në facebook e ka bërë të ditur se kanë ndarë 200 mijë euro për OJQ-të që përkrahin e promovojnë nxënësit me aftësi të kufizuara, nxënësit me IQ të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti, si dhe nxënësit që kanë nevojë për mbështetje psiko-sociale, shkruan Observeri.
Nagavci ka ftuar të gjitha OJQ-të që të aplikojnë në mënyrë që të jenë përfituese të këtij projekti.
Ajo ka thënë se angazhimi i tyre për nxënësit do të jetë i vazhdueshëm dhe nuk do të ndalet.
Lexo edhe: KFOR-it vazhdon me patrullime në veri, serbët ende nuk kanë larguar kamionët