E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

​LVV në Gjilan thotë se ka gjasa të mira që të fitojnë pa balotazh

- Advertisment -spot_img

Shefja e shtabit zgjedhor të LVV-së në Gjilan, Arjeta Rexhepi ka thënë se sipas rezultateve po prijnë në këtë komunë.

Nga terreni dhe nga rezultatet që i kemi marrë deri tash tregojnë që LVV prin në Gjilan. Kuptohet që qytetarët kanë dhënë besimin e tyre brenda kutive të votimit. Dhe kemi komisionerë dhe vëzhgues që kanë filluar numrin e votimit kështu që presim edhe pak një rezultat më përfundimtar

ka thënë ajo.

Më tej, ajo shtoi se LVV do të fitojë në këtë komunë pa balotazh.

Ka të dhëna të ndryshme ku tregon një diferencë, por ajo që është më e rëndësishmja prin edhe e rëndësishmja është që Gjilani po e donë ndryshimin… do të jetë një gjasë shumë e mirë që të mos kemi balotazh fare

ka shtuar ajo.

Në këtë zgjedhje komunale, LVV në Gjilan ka kandiduar me Alban Hysenin.

Artikuj të ngjashëm