Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në facebook e ka bërë të ditur se në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 Shtatorit në ShBA, FSK së bashku me ushtrinë amerikane kanë mbajtur marshin e përbashkët kondicional, shkruan Observeri.
Mehaj tutje ka thënë se me ushtrinë amerikane do të ndajnë gjithmonë edhe dhimbjen edhe krenarinë.
Regjimenti i Parë i Këmbësorisë së FSK-së së bashku me Brigadën e 86-të të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane në marshim të përbashkët kondicional në përkujtim dhe nderim të viktimave të 11 Shtatorit 2001.
Armend Mehaj
Me kombin dhe ushtrinë amerikane do të ndajmë gjithmonë së bashku, edhe dhembjen edhe krenarinë!
Sepse,
Së bashku jemi më të fortë!
Lexo edhe: Publikohet momenti i arrestimit të 31-vjeçarit që vrau ish-gruan e tij/ VIDEO
Postimi i plotë: