E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

“Vera andrron detin” fiton dy çmime në Festivalin e Filmit në Venecie

- Advertisment -spot_img

Filmi nga Kosova “Vera andrron detin” triumfoi në Festivalin e Venecias, i cili mbrëmjen e djeshme bëri me dije edhe trofetë për filmat më të mirë.

Filmi me regji të Kaltria Krasniqit dhe skenar të Doruntina Bashës, u vlerësua me çmimin “Edipo Re” për efektin përfshirës që të krijon dhe me çmimin për “Autoret gra nën 40 moshën vjec”.

“Vera andrron detin” është filmi i parë nga Kosova që u shfaq premierën në Festivalin e filmit në Venecia.

Ai pasqyron rrëfimin e një gruaje që lufton kundër pabarazive gjinore. ’Vera andrron detin’ është një bashkëprodhim kinematografik mes Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Filmi francez mbi abortin e paligjshëm “Ngjarja” është fituesi kryesor i Festivalit të Filmit në Venecia duke rrëmbyer Luanin e Artë.

Edicioni i 78 -të i festivalit më të vjetër të filmit në botë përfundoi duke mbledhur mbrëmjen e së shtunës yjet e kinematiografisë.

Festivali këtë vit ishte konkurues, duke përfshirë filma si “Fuqia e qenit” “Nënat paralele” “Vajza e Humbur” dhe “Dora e Zotit” e Paolo Sorrentino, i cili mori çmimin e dytë, Luani i Argjendtë, për filmin e tij gjysmë-autobiografik “Dora e Zotit”.

Filmi “Fuqia e qenit’ fitoi çmimin për regjinë më të mirë.

Penélope Cruz fitoi çmimin për aktoren më të mirë për interpretimin e saj si nënë e re në “Nënat paralele”.

Viteve të fundit, regjisoret kosovare kanë marrë vëmendje nëpër festivale të ndryshme të filmit me filmat e tyre që trajtojnë pozitën e femrave në shoqërinë kosovare (të mos harrojmë edhe filmin e vitit 2017 “Martesa” të Blerta Zeqirit që trajton jetën e dyfishtë të komunitetit LGBT). Mirëpo, viti 2021 shënon një “shpërthim” të kreativitetit të regjisoreve kosovare: Filmi “Zgjoi” i Blerta Bashollit fitoi tri çmime në Festivalin e Filmit Sundance, filmi “Në kërkim të Venerës” i Norika Sefës u shpërblye me Çmimin special të jurisë në Rotterdam, si dhe filmi “Luaneshat e kodrës” i Luana Bajramit që pati premierën në Festivalin e Filmit në Cannes dhe në Fetivalin e Filmit në Sarajevë mori Çmimin për aktoren më të mirë për kastën e shkëlqyer të tri aktoreve.

Artikuj të ngjashëm