E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Sot përurohet murali për Nexhmije Pagarushën në Prishtinë

- Advertisment -spot_img

Sot do të promovohet Murali “Nexhmije Pagarusha”. Murali është punuar në ballinën e një ndërtese në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë, nga artistja spanjolle Alba Fabre.

Drejtoresha e “Mural Fest”, Lebibe Topalli ka thënë për Observerin se murali për Nexhmije Pagarushën do të do të përurohet sot në ora 15:00.

Mural Fest ka për qëllim që të nderojë figurat që kanë lënë gjurmë në kulturën tonë. Nexhmije Pagarusha është ajo që ka thyer shumë tabu në shoqëri dhe ka hapur rrugën për vajzat dhe gratë tjera

ka thënë Topalli.

Ky projekt mbështetet nga Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës./Observeri/

Artikuj të ngjashëm