E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Filmi “Pa Vend” merr çmim prej IMDB, kualifikohet për “Oscar”

- Advertisment -spot_img

Filmi i metrazhit të shkurtër “Pa vend” i regjisorit Samir Karrahoda, ka marrë çmimin kryesor “IMDB Pro Short Cuts” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.

Producenti i filmit, Eroll Bilibani, tha se me këtë çmim “Pa vend” zyrtarisht është kualifikuar për kategorinë e filmit të shkurtër për “Oscars 2022”.

Regjisori Karahoda tha që këtë çmim ia dedikon atyre për të cilët u punua filmi, pra “për të gjithë sportistët dhe talentet e rinj të vendit tim të vogël dhe të bukur”.

Rrugëtimi i Pa vend deri më tani duket mjaft mbresëlënës, deri në fund të Nëntorit filmi do të udhëtoj në 17 festivale dhe ku do të shfaqet si premierë në të gjitha këto shtete. Pa vend, premierën botërore e kishte në festivalin e Kanës ku edhe u nominua si filmi më i mirë Evropian për ceremoninë Europian Film Awards i cili njihet edhe si Oscari Evropian.

Eroll Bilibani – Regjisor

TIFF njihet si festivali më i madh publik në botë dhe festivali më i rëndësishëm në Amerikën Veriore.

Këtë vit u organizua edicioni i 46-të, ndërsa “Pa Vend” ishte në programin e filmave të shkurtër Short-Cuts ku konkurruan gjithsej 38 filma nga 23 shtete.

Filmi ‘Pa Vend’ nga Samir Karahoda na mahniti me pamjen, vendndodhjet dhe personazhet e tij unike e sollën në jetë një përkushtim kishotian, por të vendosur, ndaj një sporti – dhe një vendi – që është e vështirë të artikulohet, madje edhe ndaj vetvetes”

Juria e Festivalit “IMBD Pro Short Cuts”

/observeri/

Lexo edhe: Hajdari thotë se deri në fund të vitit do të rishkruhen mbi 20 ligje

Artikuj të ngjashëm