E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Një përdorues i TikTok-ut thotë se është në vitin 2027, shfaqë pamje i vetëm në rrugë

- Advertisment -spot_img

Një përdorues i TikTok ka filmuar veten duke ecur nëpër rrugë të zbrazët dhe pretendon se po shfaq pamje nga viti 2027 ku ai është “njeriu i fundit në botë”.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, videoja e publikuar nga vetë ai është shikuar më shumë se 60 mijë herë dhe përdoruesi Javier @unicosobreviviente tani ka gjashtë milionë ndjekës që presin me padurim përditësimet mbi “situatën” e tij të pazakontë.

Në videon, të cilën ai e quan “dita e 219 i vetëm në botë”, ai ecën nëpër një rrugë të zbrazët në Spanjë, ku makinat e parkuara rreshtohen buzë rrugës.

Në shumë nga videot e tij, Javier pretendon të jetë një “udhëtar në kohë” nga vetëm gjashtë vjet në të ardhmen, dhe derisa shumë njerëz duket se e besojnë atë, të tjerë kanë vënë në pah mospërputhje në disa nga pamjet.

Një përdorues tha se ata panë varka që linin shtigje në oqean në sfondin e njërës prej videove dhe dikush tjetër vuri në dukje se dyqanet dhe restorantet bosh që ai vizitoi – duket se ishin të pastra dhe pa pluhur. /observeri/

Lexo edhe: Rastet e reja me COVID-19 në Kosovë

Artikuj të ngjashëm