E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Banka Botërore: Rritja ekonomike e Kosovës më 2021 pritet të jetë 7.1%

- Advertisment -spot_img

Ekonomia e Kosovës po rimëkëmbet me shpejtësi, por rreziqet për perspektivë mbeten të larta ndërsa vendi vazhdon të përballet me pandeminë.

Në raportin e Bankës Botërore “Konkurrenca dhe Rimëkëmbje pas pandemisë COVID-19”  thuhet se aktiviteti ekonomik në Kosovë në vitin 2021 pritet të zgjerohet me 7.1 për qind kundrejt një rikthimi të vizitave nga diaspora, masave mbështetëse fiskale dhe rritjes  së huadhënies.

Mbi 4 për qind parashikohet të mbetet rritja ekonomike e Kosovë në periudhën afatmesme.

Rritja parashikohet të mbetet mbi 4 për qind në periudhën afatmesme. Ruajtja e shkallës së përshpejtuar të vaksinimeve është një përparësi në afatin e afërt

thuhet në raport.

Në planin afatmesëm, Kosova duhet të kalojë në një model rritjeje më të orientuar drejt produktivitetit.

Këto të dhëna Banka Botërore i bëri të ditura përmes raportit “Konkurrenca dhe Rimëkëmbje pas pandemisë COVID-19”.

Në lidhje me këtë është deklaruar edhe ministri i Financave Hekuran Murati i cili ka thënë se rritjen ekonomike prej 7.9% për vitin 2021 e kemi projektuar qysh para 4 muajsh, kur kemi përgatitur buxhetin e rishikuar.

Ai ka thënë se pakkush e ka besuar se një gjë e tillë ishte e mundshme.

Murati tutje ka thënë se duhet të bëjmë një projeksion të ri për të përfshirë edhe të dhënat më të fundit, që doemos e vendosë rritjen ekonomike në terren dyshifror.

Artikuj të ngjashëm